MENU
klinika

E rëndë

U aksidentua nga 45-vjeçari në Gjirokastër, humb jetën 11-vjeçari

10.03.2021 - 09:30

Ditën e sotme ka humbur jetën 11-vjeçari që u aksidentua dje në Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku një 45-vjeçar i cili drejtonte mjetin tip “Renault” ka përplasur një djalë të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 11-vjeçari me iniciale S.P., u dërgua menjëherë në spital dhe fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë policia, ka vënë në pranga 45-vjeçarin me iniciale S. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.