MENU
klinika

I vendosi emrin më të veçantë para 21 vitesh

Vajza falenderon publikisht Tinka Kurtin

14.03.2021 - 11:12

Shpeshherë kemi dëgjuar raste ku prindërit e kanë të vështirë që të vendosin për emrin e fëmijës së tyre. Kjo ishte dhe historia e Afeidës që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Historia ishte me të vërtetë e veçantë, pasi emri i saj ishte vendosur 21 vite më parë nga aktorja e madhe, Tinka Kurti. Prindërit e Afeidës, Mustafai dhe Mirlinda kishin ndjekur nga afër shfaqjen “Titaniku Shqiptar” në teatrin “Dodona” në Prishtinë, ku kishte interpretuar dhe Tinka Kurti.

Prindërit i kishin kërkuar Tinkës që të vendoste emrin e fëmijës që po prisnin pasi ajo ishte aktorja e tyre e preferuar. Siç u tha në program, Tinka një ditë më vonë i kishte dorëzuar çiftit një letër, ku i kishte sugjeruar dy mundësi, njëra ishte emri Afeida dhe tjetri Dea.

Babai i Afeidës kishte humbur telefonin 16 vite më parë dhe mënyrat e tyre të kontaktit me aktoren e madhe kishin humbur duke shkëputur çdo lloj komunikimi.

Afeida tha se kjo ishte arsyeja pse ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë lidhëse midis familjes së saj dhe aktores së njohur, Tinka Kurti.

“Ndoshta jam rritur nga hera e fundit që jemi takuar e nuk më mbani mend, por unë jam Afeida, vajza që ju i keni vënë emrin. Unë dua t’ju them se ju jam mirënjohëse, por dëshira ime më e madhe ka qenë që të të takoja sërish pas kaq shumë vitesh”,– ishte mesazhi i Afeidës për aktoren e njohur.

Nga ana tjetër, Tinka Kurti nuk e priste këtë surprizë dhe e emocionuar  rrëfeu momentet se si i kishte njohur prindërit e Afeidës dhe kujtoi kur ajo kishte sugjeruar emrat për vajzën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorja e madhe tregon njohjen me shkrimtarin

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon