MENU
klinika

Në Telluride të Kolorados

Vila luksoze e Tom Cruise, në shitje për 28 milionë dollarë

15.03.2021 - 10:19

Aktori i njohur, Tom Cruise, tashmë ka vendosur që të shes një prej vilave të tij luksoze. Bëhet fjalë për një vend në Telluride të Kolorados, çmimi i së cilës arrin deri në 28 milionë dollarë, shkruan Mirror.

Gjithsej shtëpia ka shtatë dhoma gjumi, nëntë banja dhe më e rëndësishmja, është se ajo qëndron në mes të një mali.

Prona që ai ka zgjedhur është pikërisht për shkak të privatësisë, pasi e gjithë vila është e rrethuar me pisha. Po i njëjti vend ka qenë i shfrytëzueshëm për aktorin për të skijuar, ndërsa gjatë motit të mirë për të luajtur golf.

Raportohet se multimilioneri Tom, zotëron një rezidencë tejet luksoze në Beverly Hills, New York dhe Angli 58-vjeçari thuhet se ka pasuri prej 600 milionë dollarë.

foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Me aktoren 20 vite më të re

Zbulohet lidhja e fshehtë e Tom Cruise!