MENU
klinika

Ndryshimi i tyre nga COVID-19

Virozat e stinës/ Cilat grupmosha rrezikohen më shumë?

31.03.2021 - 16:01

Me ndryshimin e temperaturave dhe stina e virozave shoqëruese sapo ka filluar.

Ato paraqiten kryesisht me infeksione të traktit të sipërm respirator, me pak rrufë, dhimbje të fytit, teshtitje, kollë, dhimbje të përgjithshme trupore, temperatura që shkojnë nga subfebrile nën 37.8°C deri në temperatura 39°C-40°C.

Cilat janë kategoritë apo grupmoshat më të rrezikuar?

Më të rrezikuar ndaj çdo lloj infeksioni stinor janë moshat nën 5 vjeç, ose të sëmurët mbi 60 vjeç. Pacientë me sëmundje kronike, të sëmurët që marrin në mënyrë kronike kortizon apo të sëmurët e sëmundje tumorale. Në përgjithësi ata të sëmurë që kanë alternime të imunitetit, kanë probleme më të shtuara edhe me virozat. Nëse virozat e stinës bashkëshoqërohen me sëmundjet ekzistuese të pacientëve, atëherë rrezikshmëria për komplikacione të rënda është më e madhe.

Cili është ndryshimi i virozave sezonale nga Covid-19?

Në të shumtën e rasteve virozat stinore bëjnë një ecuri klinike të butë. Sigurisht që duhet bërë trajtimi me antigripal, dhe vitaminoterapi, lëngje dhe përdorimi i ndonjë antistaminik.

Fillimisht me paraqitjen e simptomave, sjella është ajo e trajtimit të një viroze, pastaj shihet ecuria. Në qoftë se do të kemi një rëndim klinik, prekje pulmonare, atehëre ndërhyet me terapi shtesë sipas protokolleve të vendosura për trajtimin e Sars-Cov-2.