MENU
klinika

Dyshohet se gruaja e mbante të vdekur

Vlorë/ Gjendet një person i pajetë në banesë

19.03.2021 - 12:50

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Llazar Prenga, 74 vjeç ka ndërruar jetë para disa ditësh dhe është mbajtur në banesë nga bashkëshortja Valentina, e cila e kishte mbuluar me batanie.

Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por Valentina i ka bërë rezistencë dhe nuk ka pranuar ta hapë derën. Forcat e zjarrfikëses kanë hyrë me forcë ne banesë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit.

Gruaja është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje, ndërsa po hetohet ndërsa ka vdekur për shkaqe natyrale apo e ka vrarë gruaja. Trupi i Llazar Prengës ndodhet në morgun e qytetit për të kryer autopsinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bluzat e bardha refuzojnë të japin sqarime

Gruaja vdes në autobus, pasi ishte mjekuar në spital