MENU
klinika

“Nëse e njoh Kosovën fitoj çmimin Nobel”

Vuçiç flet për Millosheviçin: Nuk ka qenë as budalla dhe as…

30.03.2021 - 07:10

“Nëse e njoh pavarësinë e Kosovës do të fitoja çmimin Nobel”. Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një intervistë dhënë për televizionin serb “Happy”, transmetojnë mediat në Kosovë.

Gjatë intervistës, Kreu i Shtetit të Serbisë ka folur për shumë tema, mes të cilave edhe për ish-presidentin e Jugosllavisë, Kasapin e Ballkanit, Slobodan Milosheviç.

Sipas tij, Milosheviç nuk ka qenë as budalla e as i pamençur, por ka thënë se ka bërë disa gabime, në mesin e të cilave edhe luftërat në ish-Jugosllavi. Më tej ai tha se SHBA-ja dhe Gjermania dëshirojnë të mbrojnë interesat e veta në Kosovë, teksa shtoi se këto palë duan ta largojnë Rusinë dhe Kinën nga Ballkani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasadori i Spanjës në Serbi: Do pranojmë çfarë pranon Serbia!

“Nuk e njohim Kosovën vetëm se dikush na e kërkon”