MENU
klinika

Provokimi i radhës

Vuçiç takohet me ambasadoren nigeriane: Faleminderit që…

19.03.2021 - 16:49

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Nigerisë, Eniola Olaitan Ajaji të cilën e ka falenderuar për mosnjohjen e Kosovës.

“Presidenti Vuçiç falenderoi Nigerinë për respektimin e ligjit ndërkombëtar duke respektuar integritetin dhe sovranitetin e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e vetshpallur nga Kosova”, ka thënë Vuçiç, raportom pink.rs.

Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se pret që ambasada e Nigerisë të rihapet në Beograd.

“Ne presim që ambasada nigeriane të rihapet në kryeqytetin tonë, që ne të mund të kemi kontakte më të shpeshta me qëllimin për të shfrytëzuar mundësitë e mëdha për bashkëpunim”, ka thënë ai.