MENU
klinika

Qytetarët votojnë partinë dhe kandidatin e preferuar

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shqipëria aplikon për herë të parë votimin…

16.03.2021 - 12:11

Në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në Shqipëri, një risi do të jetë dhe votimi me votë parapëlqyese, që thënë ndryshe nënkupton: qytetari mund të votojë përveç partisë dhe kandidatin e preferuar për deputetë, nga lista shumë emërore e partisë.

E thënë në mënyrë të thjeshtë: pas votimit bëhet renditja e kandidatëve sipas listës dhe mandateve, si dhe llogaritet votat për mandate për secilën parti. Tabela ilustron votat për mandat më 2017, ku siç shihet, ka diferencë nga 7,7 në 19 mijë vota. Pas votimit nëse partia XX ka fituar 10 vende, del lista me 10 emrat e parë të listës shumëemërore të asaj partie në këtë zonë zgjedhore. Më pas shihen votat e individëve që vijojnë në renditje pas numrit 10. Nëse me votë të parapëlqyer, p.sh, numri 15, 21 apo çfarëdo numri tjetër vijues ka marrë më shumë se 10 mijë vota, ai/ajo automatikisht marrin mandatin e një kandidati më me pak vota në listën e 10 emrave të parë.

Nëse pas numrit 10 gjenden 10 kandidatë me më shumë se 10 mijë vota dhe me më shumë vota sesa secili prej 10 vendeve të para, atëherë lista ndryshon tërësisht dhe fitues bëhen deputetët më me shumë vota. Për dijeni: kandidatët meshkuj me më shumë se 10 mijë vota mund të marrin mandatin e emrave meshkuj në listën fituese, kandidatet femra mund të marrin mandatin e një femre tjetër ose një mashkulli në listë, pra kanë dy herë më shumë shanse sesa gjinia tjetër. Por, nëse kandidatët humbës pas numrit 10 kanë më pak se 10 mijë vota, psh, 9999 vota dhe më pak, atëherë lista fituese me 10 emrat nuk ndryshon.

Instituti i Studimeve Politike sjell një ilustrim: Nëse p.sh, PS merr 7 mandate në Vlorë e Durrës fillimisht kryetari i saj Rama nuk del deputet sepse mban numrin rendor 8 në dy zonat. Por pas llogaritjes së votës parapëlqyese (me siguri socialistët votojnë për kryetarin e tyre), Rama merr automatikisht mandatin e një prej kandidatëve meshkuj që ndodhen në 7 vendet e para në Vlorë e Durrës, për të vendosur më pas vetë ai se cilin prej këtyre dy mandateve do të mbajë.

Le ta ilustrojmë më zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat ishin me listë të hapur, një zonë me 5 vota preferenciale dhe me ndryshime në renditje sipas votave. Siç shihet, tek AAK kandidati i renditur në numrin 50 merr mandat duke qenë kandidati i dytë më shumë i votuar. Tek LDK kryetari i ri L.Abdixhiu ishte numri 11 në listë, por doli i treti me vota, Zemaj ishte numri 17 në listë, por doli numri 5 në vota. Tek VV Mimoza Kusari ishte numri 18 në listë, por doli në vendin nr. 6 për nga numri i votave, fitues në 20 vendet e para ishin edhe numrat 59, 70, 69, 65, 68, etj, në listën shumëemërore.

Një detaj tjetër interesant nga Kosova që vlen edhe për Shqipërinë: liderit politikë marrin numër rekord votash duke krijuar diferencë me pjesën tjetër të listës shumëemërore. Tek AAK vetëm dy vëllezërit Haradinaj kanë mbi 10 mijë vota, tek LDK fitues janë kandidati me 69 mijë vota dhe ajo me vetëm 5,5 mijë vota. Tek VV fitues është Osmani me mbi 300 mijë vota, por i fundit mandat fitues në listë (nuk është në foto) ka më pak se 10 mijë vota, pra 30-40 herë vota më pak.

E njëjta situatë pritet të përsëritet në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku militantët votojnë për kryetarët duke krijuar diferencë me pjesën tjetër të listës.

161243188_10215623730821110_6454110512486887235_o.jpg
161251155_10215623731021115_4736555243382701815_o.jpg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN