MENU
klinika

Risia e Kombëtares, Nedim Bajrami

“Zgjodha me zemër Shqipërinë, jo tradhti ndaj Zvicrës”

16.03.2021 - 21:54

Prurja e re Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, ka treguar zgjedhjen e fundit. I lindur në Zyrih nga prindër shqiparë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ai ka vendosur: Do të luajë me Shqipërinë.

Në pritje të pasaportës së tretë për të, së fundmi ka udhëhequr Empolin në një fitore që mund të vlejë edhe Serie A (Empoli u ngjit në krye të Serie B, si pretendenti kryesore për të siguruar elitën për edicionin e ardhshëm.  Kjo është hyrja e intervistës së Nedim Bajramit dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

Çfarë ju ka thënë Reja për t’ju bindur?

Asgjë të veçantë. Është një zgjedhje që është pjekur pak nga pak. Kam biseduar me familjen time, si dhe disa miq të mi, si Abrashi, i cili aktualisht luan me Bazelin. Kam pasur pak dyshime që në fillim: Do të shkoj atje ku më rreh zemra. Këtë gjë i kam thënë edhe trajnerit të Kombëtares U-21 të Zvicrës.

Edy Reja ka shprehur shqetësimin se mund të mos ju ketë në dispozicion për ndeshjen e 25 marsit në transfertë me Andorrën…

Besoj se brenda kësaj jave do të sistemohet gjithçka. Dokumentet për të pasur pasaportën shqiptare janë të gjitha në rregull.

Keni qenë pjesë e Zvicrës nga U-15 deri në U-21, por për atë më të rëndësishmen vendosët të iknit. Ndiheni sadopak tradhtar?

Kështu është futbolli. Ndodh që të marrësh një vendim që të mund të të ndryshojë karrierën. Sidoqoftë, fat të mbarë Zvicrës në Europian.

Më 9 mars, “Blick” ka shkruar: “Shqipëria na ka vjedhur xhevahirin tonë nga U21”. Ndjesi faji për këtë?

Jo, sepse ne shqiptarët kështu jemi.

Kështu, si?

Ne e duam tokën tonë.

Shumë nacionalist?

Sigurisht, mbase shumë…

A njihni nga “kolonia” e shqiptarëve në Itali?

Ajeti i Regiannas që ka luajtur më parë me mua te skuadra e Grasshopers (Ajeti ndoqi të njëjtën rrugë: Pesë vjet me ekipet kombëtare të të rinjve në Zvicër dhe më pas zgjodhi Shqipërinë) dhe Memushajn që luan te Pescara.

Jeni i afërt i Bajramit që luan me Birmingam, në Angli?

Jo, por është diçka që nuk më habit, pasi mbiemri im është shumë i zakonshëm në Shqipëri.

Prindërit kanë lindur në Tetovë, Maqedoninë e Veriut, në një pozicion strategjik në kufirin me Shqipërinë dhe Kosovën. Është konsideruar si kryeqyteti i minoritetit shqiptar mes dy popujve me një rivalitet që zgjat prej shekujsh…

Tani gjërat shkojnë fatmirësisht shumë mirë. Bashkëjetesa nuk është më një problem.

Si jetohet në Tetovë?

Mirë, është një qytet i vogël (rreth 80 mijë banorë) dhe unë kthehem atje një herë në vit. Siç bëjnë shumë emigrantë shqiptarë në Itali, Francë apo Gjermani.

Po në Zyrih, si jetohet?

Edhe atje mirë, pavarësisht se zviceranët janë pak të ngurtë.

Në Empoli?

Më kujton Tetovën. Një qytet i qetë, i cili është vetëm disa minuta larg Firenzes. Nuk është e njëjta gjë. Megjithatë, italianët janë të hapur dhe të përzemërt.

Reja thotë se duhet të mësosh që të mbrosh…

Po përpiqem, por mua më pëlqen që të sulmoj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN