MENU
klinika

Hysaj krah Ronaldos

Kuqezinjtë në Itali, 3 në formacionin e javës

15.03.2021 - 17:26

Pas performancës fantastike që dha ndaj Milanit mbrëmjen e djeshme, si duket mbrojtësi Kombëtares sonë, Elseid Hysaj është shpërblyer me një vend mes më të mirëve në formacionin e javës në Serinë A sipas “Sofa Score”.

Hysaj i vlersuar me notën 7.6, ndodhet përkrah yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një tregolësh brenda pjesës së parë kundër Cagliarit dhe vlerësua me notën 9.3.

Sulmin, Ronaldo e ndan me sulmuesin serb të Fiorentinës, Vlahoviç, i cili po ashtu realizoi një tripletë brenda pjesës së parë. Ndërkohë, në formacion ka dhe emra të tjerë si Luis Alberto i Lazios dhe mesfushori Pasalic i Atalantës.

Por edhe prurja më e re e Kombëtares, Nedim Bajrami, që luan me Empolin, është përfshirë në formacionin e javës në Serie B. Po ashtu, pas golit të shënuar me Brescian pas 4 muajsh mungesa, Emanuele Ndoji futet mes të mirëve të javës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN