MENU
klinika

Hakmarrja e UEFA-s

A do përjashtohen Real, Chelsea e City nga Champions?

19.04.2021 - 17:34

Ka nisur një hakmarrje kundër 12 klubeve që mbrëmë vonë formuan Super League Europiane. UEFA zyrtarisht po shqyrton mundësinë e dëbimit të 12 klubeve pjesëmarrëse në Superligë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është ajo që u fol në fund të Komitetit Ekzekutiv të sotëm, të mbajtur në Montreux në Zvicër. Konfederata Evropiane po shikon ligjërisht mundësinë e përjashtimit të Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City nga Champions, si dhe Manchester United nga Europa League.

“Do të jenë avokatët ata që do të thonë nëse klubet e Super League do të marrin pjesë akoma në Ligën e Kampioneve. Jemi ende duke vlerësuar situatën me ekipin ligjor. Është ende herët, njoftimi erdhi mbrëmë, ne ende nuk kemi një zgjidhje por do të përpiqemi të zbatojmë të gjitha sanksionet që do të jenë të mundshme”.