MENU
klinika

Kompeticioni i ri europian

Nga 425 mln euro për ekip që në start, miliardat e Super League

19.04.2021 - 16:29

Krijimi i Super League Europiane me 12 skuadra për momentin ka shkaktuar tërmet ne futbollin kontinental dhe atij botëror. Të shumta kanë qenë reagimet nga aktorët kryesor të lojës më të ndjekur në mbarë botën.

Edhe pse ka kundërshtim të ashpër nga FIFA dhe UEFA, themeluesit e Super League Europiane duken të bindur për të mos bërë mbrapa. DAZN është i gatshëm të ofrojë 5 miliardë euro për t’i marrë të drejtat televizive e këtij kompeticioni të ri, teksa fitimet për klubet pjesëmarrëse pritet të jenë tepër të majme.

Që në start të ligës, raportohet se 12 klubet do të përfitojnë nga 425 milionë euro, vetëm se i janë bashkuar kësaj gare. Ndërsa do të ketë premio sipas meritave të secilit. Gjithashtu, klubet do të kenë të ardhura më të mëdha nga biletat dhe sponsorët.