MENU
klinika

Ja çfarë thotë ministrja Evis Kushi

A do të rikthehen studentët në auditorë, nëse vaksinohen?

08.04.2021 - 19:36

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e ftuar në emisionin “FrontLine”, derjtuar nga gazetarja Marsela Karapanço, foli fillimisht për situatën e krijuar në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Ajo tha se sipas saj, e gjithë ngjarja ka një prapavijë politike.

Një opinion sa i përket situatës me kontrollorët?

Evis Kushi: Është ngjarje e rëndë, e pa precedentë, ajo që na ka shqetësuar të gjithëve natyrisht është mosardhja e vaksinave dhe mospasja e mundësisë e të sëmurëve për të shkuar në spitale për një trajtim të specializuar, apo plot çështje të tjera të rëndësishme.

Prapavijë politike?

Evis Kushi: Patjetër që po, ne po dyshojmë, çështja do të hetohet, por është ngjarje e rëndë. Është papërgjegjshmëri nga kontrollorët, sepse në një pikë kaq kyçe, as ligji nuk ia lejon të bëjnë greva. Aty është një pikë strategjike dhe është e pamundur. Në këtë situatë të vështirë, ku lëvizja është e rëndësishme dhe ardhja e vaksinave është prioritet, nuk di ç’të them.

E lidhi edhe pse jemi dy javë para zgjedhjeve?

Evis Kushi: Patjetër që po, duket që është përdorur nga opozita.

Edhe gjatë ditës së djeshme, Rama ka thumbuar Metën, Berishën?

Evis Kushi: Ai ka të drejtë, të gjithë kemi të drejtë të jemi të shqetësuar, por drejtësia vendos.

Sakaq, ministrja Kushi, foli për maturantët dhe rikthimin e tyre në godinat e shkollave, ecurinë e mësimit online, por edhe për studentët. Ajo tha se i vjen keq që studentët nuk janë në auditorë, por sipas saj, është vërtetuar shkencërisht që konviktet kthehen në vatra infeksioni. Pyetjes se a mund të kthehen studentët në auditorë nëse vaksinohen, ministrja u përgjigj duke thënë se ata janë ndërgjegjësuar dhe e kuptojnë rrezikun që kemi përpara me pandeminë që ka pllakosur mbarë globin.

A mendoni që vendimi për ti kthyer maturantët në auditorë është i vonuar?

Evis Kushi: Nuk mund të themi që është i vonuar, sepse ky vendim bazohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, prioriteti absolut është shëndeti dhe jeta e nxënësve, mësuesve, gjyshërve. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve është i duhuri, të gjithë duan që studentët të jenë në auditorë, por kjo është situata. Studentët janë online, sepse është e provuar shkencërisht që konviktet janë vatra infeksioni. Nuk ka qeveri që nuk dot ë donte që të ishte në auditorë, por jemi në një situatë pandemie, kështu që ne po analizojmë rastet çdo ditë.

Cilat janë të dhënat dhe rezultatet, pse arritët në këtë përfundim?

Evis Kushi: Këtë vendim se marrim ne, por Komiteti Teknik i Ekspertëve që vlerësojnë ecurinë e pandemisë dhe vendimin për masat e marrin ata. Ne marrim sugjerime, sepse ata sugjerojnë të gjitha institucionet për hapat që do të marrin. Për ne është prioritet i rëndësishëm cilësia e arsimimit, por jeta dhe shëndeti është prioriteti më absolut. Jemi të detyruar të ndjekim këshillat e tyre.

A mund të përbëjnë maturantët problem. Do të ketë shkurtim të orëve?

Evis Kushi: Veç 10 bashkive që janë konsideruar si me rrezik të lartë, maturantët janë në shkolla ndërsa pjesa tjetër e nxënësve janë online dhe një pjesë në godina. Ndërsa në 10 bashki kanë qenë të gjithë online, para disa kohësh. Jam e lumtur që Komiteti i Ekspertëve janë në shkolla, në këto bashki me risk të lartë, janë vetëm maturantët në shkolla. Pas këtij vendimi kemi bërë një takim me drejtorët e zyrave të arsimit të bashkive që të ruhen masat. Të gjitha shkollat ishin të përgatitur për të pritur maturantët, kanë nisur konsultimet dhe në këto shkolla, apo dhe ato të tjera, të realizohen orë me prani fizike, në mënyrë që të përgatiten për provimet e maturës. Aty varet jeta e tyre.

Ndodh që maturantët të jenë më të rriskuar nga ndryshimet, këtë herë edhe nga pandemia?

Evis Kushi: Jemi në kohën e duhur për të rikuperuar ata mangësi që kanë pasur.

Sa janë marrë masat për të pajisur familjet në nevojë me tabletë?

Evis Kushi: Nuk mund të them që është mundësuar 100%, por ama një pjesë e konsiderueshme e familjeve në nevojë janë kompletuar me tabletë. RTSH shkolla ka qenë shumë produktiv, e matim në komunikimin që kemi me mësuesit dhe sondazhit që ne kemi bërë dy herë deri më sot, duke i drejtuar edhe nxënësve, prindërve dhe mësuesve. Kemi edhe kanalin e Youtube të ministrisë dhe nxënësi i ka aty.

Në zonat e thella si është vepruar?

Evis Kushi: Skenari i dytë që fola ka qenë shumë fleksibël, sepse ne nuk kemi vënë kusht që në të gjitha shkollat do të jetë mësimi, gjysmë online, e gjysmë me praninë fizike. Zonat që janë në zona të largëta dhe pandemia ka qenë më e lehtë, mësimi atje ka vijuar mësimi normalisht. Në universitete mësimi po zhvillohet shumë më mirë, sepse edhe studentët janë familjarizuar me teknologjinë. Në takimet me rektorët rezulton që mësimi online është bërë në mënyrën e duhur. Gjatë muajit të sezonit të provimeve ne i munësuam universitetet që të realizohen provimet në ambientet fizike, spese disa lëndë e kishin të pamundur. Me miratimin e Komitetin e Ekspertëve ne ia mundësuam universiteteve kërkesat dhe i kanë respektuar rregullat.

Po për cilësinë e mësimit online, ç’mund të themi?

Evis Kushi
: Unë e them dhe e përsëris që të gjithë janë familjarizuar me teknologjitë e reja. Ndryshe shpjegohet mësimi online dhe ndryshe në dërrasën e zezë, kjo është një situatë tjetër. Nga ana tjetër, unë e përsëris që efikasiteti s’mund të jetë 100%. Ne jemi duke hartuar një strategji, që në fund të këtij viti të kemi një panoramë të kompensuar njohuritë e cunguara apo problematikat e shfaqura. Dy javët e para, u shfrytëzuan për nxënësit që nuk aksesoheshin në mësimin online.

Cilën do të quanit sfidën më të madhe në Ministrinë e Arsimit?

Evis Kushi: Vijueshmëria e ciklit arsimor, ndjej keqardhje që studentët nuk kthehen në auditorë, por janë ndërgjegjësuar dhe e kuptojnë që është krizë globale.

Skenar optimist, nëse ata vaksinohen a mund të rikthehen?

Evis Kushi: Nuk di ta them, sepse parashikimet nuk janë kaq larg. E rëndësishme është që pedagogët janë vaksinuar. Janë vaksinuar rreth 17 mijë, ndërsa pedagogët janë vaksinuar mbi 50%. Ndoshta z.Basha mund të rikthejë dhe ato universitetet fantazma, por ne jemi krenarë me ligjin e ri në arsim, pasi ju siguroj se është konsultuar me të gjitha universitetet, me të gjitha grupet e interesit. Mori një kohë shumë të gjatë diskutimi i këtij ligji. Grupet e caktuara kanë shkuar në të gjitha universitetet për të marrë mendime, reflektime. Jam kurioze të di nëse z.Basha do të rikthejë ato 22 universitetet që shisnin diploma pa vlerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN