MENU
klinika

shërohet nga Covid-19

Ministrja Evis Kushi del shëtitje në parkun “Rinia” në Elbasan

28.02.2021 - 12:36

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Kushi shkruan se menjëherë pas rikuperimit ka bërë një shëtitje në Parkun “Rinia” në Elbasan.

Ajo u ka bërë thirrje njerëzve që të respektojnë masat parandaluese dhe të mbrojnë shëndetin e të afërmeve.

Postimi i plotë:

Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan