Diplomati i pensionuar serb, Zoran Millivojeviq pas paralajmërimit nga Prishtina se do të mund të vendosen masa të reja reciproke për Serbinë, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është instrument i Amerikës dhe qëllimeve të tyre për të bërë presion mbi Beogradin dhe BE-në”, raporton Sputnik, transmeton Gazeta Express.
Millivojeviq theksoi se “i vetmi që është në krye të Kurtit dhe ekipit të tij është Washingtoni, i cili po luan një lojë të dyfishtë me Brukselin dhe Prishtinën, dhe kundër Beogradit”.
“Sjellja e Kurtit, siguria e dialogut, platforma për dialog dhe gjithçka që lidhet me atë histori varet ekskluzivisht nga Amerika, dhe jo nga Brukseli, sepse e vetmja që ka ndikim dhe fjalën e fundit në Prishtinë është administrata amerikane”, është shprehur Millivojeviq.
Ai beson se ky paralajmërim në fakt është një lloj prove dhe presioni ndaj Serbisë për të pranuar disi një dialog që do të nënkuptojë heqjen dorë nga qëllimet e saj maksimaliste, siç është insistimi në Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe mosnjohja e Kosovës me çdo kusht.
“Amerika luan rolin e saj në të gjitha këto, por në një mënyrë të tillë që ajo largohet nga Bashkimi për të udhëhequr dialogun dhe presionet dhe drejton dialogun, por rezervon të drejtën për të arbitruar. Në të njëjtën kohë, ajo bën presion si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Bashkimit Evropian që Serbia të heqë dorë nga pozicionet e saj kryesore dhe të bëjë lëshime. Sfondi i gjithçkaje është që Serbia ta njohë Kosovën”, tha Millivojeviq.
Sipas tij, “Kurti është instrumenti që Amerika e përdor” për të bërë presion në të dy palët (Serbinë dhe Brukselin), dhe e drejton dhe e kontrollon atë në drejtim të matur, sipas nevojave të qëllimeve të saj.
“BE-ja është ndërmjetësi këtu, siç ka qenë deri më tani, dhe është Amerika ajo që ka instrumentet për ndikimin përfundimtar në të gjithë procesin”, shtoi Millivojeviq.
Sipas tij, çdo lëvizje e Kurtit duhet të shihet si një lëvizje e bërë nga Amerika për të realizuar qëllimet e saj në rajon.
“Së pari, janë amerikanët dhe ndikimi i tyre, dhe në Evropë ndihmësi kryesor i Amerikës është Gjermania, e cila ka të njëjtin pozicion të vështirë si Washingtoni, i cili praktikisht e bën koalicionin Washington-Berlin që drejton historinë e kësaj çështjeje dhe ndikon si në Kurtin, ashtu edhe në dialogun kur bëhet fjalë për interesat e tyre”, tha Millivojeviq. /Express/