MENU
klinika

Brukseli hesht, Ballkani zien

ANALIZA: Propozimi për ndryshimin e kufijve

16.04.2021 - 17:26

Të enjten, një gazetë me qendër në Lubjanë, publikoi letrën jo-zyrtare, që pretendohet të jetë shkruar nga kryeministri slloven Janez Janša, ose dikush nga rrethi i tij i ngushtë, duke propozuar ndryshime të mundshme të kufijve, për bashkimin Kosovë-Shqipëri dhe bashkimin e Republikës Srpska me Serbinë.

Janša ka mohuar të ketë shkruar dokumentin dhe zyra e tij, e kontaktuar nga disa media europiane tha se “nuk komenton më tej” për këtë çështje. Por letra ka nxitur reagimin e Ministrit gjerman për Europën Michael Roth pasi u publikuar nga mediat spanjolle, duke nxitur një sërë diskutimesh në Europë.

Roth përmes një postimi në Twitter shkruan se shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike të besimeve të ndryshme fetare. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqen, demokracinë dhe prosperitetin. Ndryshimi i i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme” shkruan zyrtari gjerman.

Gjermania dhe sidomos kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve për ndarjen e Kosovës apo Bosnjës.

Në Bruksel, ndërkohë, zyrtarë të ndryshëm vazhdojnë të pretendojnë se ata nuk e parë dokumentin jozyrtar. Megjithatë, burime të larta diplomatike në BE i thonë gazetës Euractiv se e kanë lexuar dokumentin dhe se janë të mendimit se ndryshimi i kufijve në rajon “nuk është një ide e mirë, pasi ajo do të hapte kutinë e Pandorës”.

“Lëvizja e kufijve në Ballkanin Perëndimor do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”, paralajmëroi eurodeputetja Tanja Fajon në një deklaratë për mediat . “Në një kohë kur ne duhet të promovojmë bashkëpunimin, integrimin, ka shumë tendenca nacionaliste midis disa udhëheqësve evuopianë qe merren me promovimin e ideve përçarëse, të cilat ngarkojnë më tej popullatën tashmë të shqetësuar” , thotë përfaqësuesja e Kosovës në PE.

Lidhur me përfshirjen e pretenduar të qeverisë sllovene në krijimin e dokumentit jozyrtar, ajo tha se nuk do të habitej nëse ndonjë nga idetë nacionaliste do të vinte nga Sllovenia. Në të njëjtën kohë, politikania e njohur për angazhimin ndaj Ballkanit Perëndimor shpjegoi se të letra të tilla shpesh janë shënime nga takime të ndryshme dhe në realitet nuk merren parasysh nga Brukseli. “Sidoqoftë, do të shqetësohesha nëse ndonjë nga këto ide, të cilat gjenden në këtë dokument dhe letra pa një adresë, kokë ose nënshkrim, do të ishin pjesë e politikës zyrtare të shtetit të Sllovenisë,” tha ajo.

“Këto politika nacionaliste dhe përçarëse duhet të shuhen” , theksoi ajo. Ajo është gjithashtu e bindur se dokumenti, edhe nëse nuk është zyrtar dhe nuk është shkruar në Slloveni, tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ballkan, kështu që ajo i bëri thirrje Kryeministrit Janez Janša të paraqesë pozicionin e tij dhe pozicionin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Bosnjën.

Dodik dhe Vuçiç nuk dinë për dokumentin

Gjatë një takimi me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, Milorad Dodik, përsëriti angazhimin e tij për shpërbërjen paqësore të vendit. Por të dy liderët theksuan se nuk ishin në dijeni për dokumentin.

Dodik theksoi se ideja e një ndarje paqësore të Bosnje dhe Herzegovinës nuk ishte e re. ” Të gjithë bien dakord që Bosnja siç është nuk mund të ekzistojë më. Dhe nëse nuk mund të ekzistojë më, do të ishte mirë të flisnim për një ndarje paqësore, ” tha ai në Beograd. Ai shtoi se ai pret që Vuçiç “të miratojë një dnarje të tillë “, por i kupton pikëpamjet e tij mbi marrëdhëniet në rajon.

Kryetari i presidencës së Republikës Srpska tha gjithashtu se ai nuk e kishte parë dokumentin jozyrtar që Jansa ka dërguar në Bruksel. Presidenti serb gjithashtu theksoi se ai nuk dinte as për dokumentin jozyrtar dhe as për ndonjë iniciativë për shpërbërjen paqësore të Bosnjës. ” Qëndrimi ynë ndaj Bosnjës, është i njohu ne respektojmë integritetin dhe sovranitetin e saj, atje ku ai ekziston institucionalisht ,” tha ai në një takim me Dodik.

Zyrtarët e Bashkimit Europian po insistojnë ndërkohë se nuk kanë dijeni për një dokument të tillë.

Të martën, më 13 prill, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian, ka deklaruar se zyrtarët e Brukselit janë të njoftuar për shkrimet në media, por që “nuk dihet nëse një letër e tillë ekziston”, edhe pse ajo u publikua më vonë nga mediat sllovene.

Zëdhënësi i kryetarit të Këshillit Evropian, Barend Leyts, u ka thënë po ashtu gazetarëve se “nuk mund ta konfirmojë se kanë marrë një dokument të tillë”.

Shefja e diplomacisë së Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, ka shkruar të martën në llogarinë e saj në Twitter, se është e bindur që askush që është serioz brenda Bashkimit Europian, nuk mund ta miratojë idenë se ka të drejtë të rrezikojë integritetin e një vendi më rajon.

“Ka një qëllim të dukshëm për të hapur “Kutinë e Pandorës” dhe të destabilizojë gjendjen në Ballkanin Perëndimor”, paralajmëroi ai.

“Gjithashtu, në asnjë nga takimet që presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kishte në periudhën e kaluar me homologun e tij slloven, Borut Pahor, nuk u diskuta ndonjë rishikim i mundshëm i kufijve në Ballkan”, thotë në një reagim të fundit presidentit Pendarovski.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin