MENU
klinika

Takimi, Merkel - Markoviç

“Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan”

17.08.2018 - 18:47

Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, kështu thuhet në njoftimin e qeverisë së Malit të Zi në Twitter.

Pas takimit mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kancelares gjermane Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkohë Merkel  ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

Takimi i dy liderëve ishte njoftuar që para disa ditësh, ku në një njoftim të shkurtër për shtyp, zyra e Markoviçit tha se vizita e tij në Gjermani do të jetë një mundësi për një “shkëmbim të pikëpamjeve” me Merkelin lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet ekonomike mes dy vendeve brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, si dhe integrimin europian të Mali i Zi.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare.

Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtarë të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.