Oficeri i patrullës David Madani është arrestuar nga SHÇBA-ja. Madani dje, në tentativë për të ndaluar disa persona që nuk iu bindën urdhrit të Policisë, qëlloi me armën e shërbimit dhe aksidentalisht plagosi dy kolegët e tij dhe një qytetar.
Policia e Kurbinit një njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi dje në mesditë në Mamurras, ku mbetën të plagosur dy efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe Nikoll Vorfi (Fufi), saktësonte se një tjetër efektiv i patrullës kishte qëlluar aksidentalisht mbi kolegët.
Pas konfliktit të disa personave me policinë, një prej efektivëve i identifikuar si David Madani nxorri armën shërbimit dhe padashur plagosi kolegët e tij. Autoritetet bëjnë me dije se është ngritur grupi i posaçëm hetimor për të bërë zbardhjen e kësaj ngjarje.
Gjithashtu, të arrestuar për këtë ngjarjen janë dhe 3 persona të tjerë, veç policit.Në kushtet e flagrancës është arrestuar në spital Nikoll Fufi (i plagosur nga polici David Madani në kushtet e vetëmbrojtjes), Gjon Fufi dhe Rudolf Fufi.