MENU
klinika

"Ndryshimi po vjen"

Basha, miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe!

21.04.2021 - 10:59

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim elektoral në Korçë.

“Vetëm katër ditë na ndajë nga dita e madhe. Nga 25 prilli i ndryshimi dhe 25 prilli i fitores”, tha Basha para militantëve të PD në mitingun, gjatë të cilit nuk është respektuar asnjë masë COVID sicc Basha e ka bërë traditë tashmë këtë fushatë elektorale.

“Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet ndryshimi ynë drejt fitores dhe Edi Rama e ka mësuar këtë. Ndaj këto ditët e fundit ai vazhdon me gënjeshtra. Sot nga Korça dua të garantoj të gjithë banorët që për tetë vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizim falas, se kjo e keqe do të largohet. Sot Korça ia ka mbyllur dyert, Durrësi ia ka mbyllur dyert, Tirana ia ka mbyllur dyert sepse shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9. Në do të mundësojmë jo vetëm procesin e legalizimeve, por edhe rritjen ekonomike”, ka thënë ndër të tjera Basha.