MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Bayern vuan, por shkon sërish në krye me +7 pikë

17.04.2021 - 16:30

Bayern Munchen ka vuajtur për të marrë tri pikë në fushën e Wolfsburg, skuadër që renditet në vendin e tretë. Kampionët fituar 2-3 në transfertë dhe tashmë shkojnë sërish në +7 pikë nga vendi i dytë, që mbahet nga Leipzig.

Një ndeshje e vendosur nga protagonisti i artë, talenti Musiala, me dy gola në pjesën e parë. Në mes, Chupo Moting. Pikërisht në 45′ e para Bayern ka vulosur fitoren, edhe pse vendasit deri në fund tentuan ta barazonin, pasi pjesa e dytë nisi menjëherë me golin e Phillipp, që fiksoi shifrat në 2-3, aq sa edhe përfundoi takimi.

Borussia Monchengladbah ka shkatërruar Frankfurt me rezultatin 4-0. Një ndeshje që nuk ka pasur histori nga fillimi deri në fund. Ndërkohë, bie në sy edhe suksesi i Freiburg 4-0 ndaj Schalke, që duket se tashmë është dënuar me rënien nga kategoria dhe në vend të fundit me vetëm 13 pikë.

Fiton edhe Union Berlin ndaj Stuttgart me rezultatin 2-1. Ekipi i kryeqytetit duket se tashmë mund të prekë Europën dhe po bën një super sezon. Barazim pa gola mes Augsburg dhe Arminia Bieleeld.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN