MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Leipzig ndalet atëherë kur nuk duhej

16.04.2021 - 21:31

Kur pritej që Leipzig të rihapte edhe njëherë tjetër garën për titullin kampion në Gjermani, “demat” janë ndalur në shtëpi 0-0 përballë Hoffenheim. Dy pikë të lëna që kushtojnë, edhe pse diferenca ngushtohet provizorisht në 4 pikë.

Një ndeshje e luftuar në fundin e pjesës së parë sidomos, me vendasit më kërkues, por që mungoi shtyrja drejt portës. Miqtë mund të kishin ndëshkuar në mesin e pjesës së dytë, por ishin të pafat.

Në minutën e 96-të Poulsen shënon për Leipzig, por ka prekje të topit me dorë dhe VAR anulon. Kur mbeten edhe 5 javë nga fundi, Leipzig nesër duhet të bëjë tifo për Ëolfsburg që të mposhtë Bayernin.