MENU
klinika

“Mund të zgjedhësh vetëm partinë ose kandidatin”

Celibashi sqaron kur fleta e votimit do të jetë e vlefshme

05.04.2021 - 10:45

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpjeguar sot se si do të votojnë qytetarët në 25 prill dhe si do të përcaktohet një fletë votimi e vlefshme dhe e pavlefshme.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi bëri të ditur se një votues duhet të zgjedhë një parti politike ose një koalicion dhe një prej kandidatëve që përfaqëson kjo parti apo ky koalicion.

Celibashi u shpreh se fleta e votimit do të jetë e vlefshme edhe kur votuesi voton vetëm për kandidatin apo për partinë.

“Një votues mund të zgjedhë partinë politike ose koalicionin dhe vetëm një kandidat të kësaj partie ose të këtij koalicioni, nuk mund të zgjedhë dy. Pra të zgjedhë partinë ose kolauicionin dhe kandidatin e kësaj partie ose të këtij kolaicioni.

Nuk mund të zgjedhë një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie dhe koalicionin e një partie tjetër. Në cdo rast zgjedhja do jetë brenda partisë. Ti zgjidh partinë, koalicionin dhe nëse dëshiron një kandidat të kësaj partie ose këtij koalicionin.

Votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm partinë apo koalicionin nëse nuk preferon një kandidat. Pra nëse ai zgjedh vetëm partinë dhe koalicionin fleta e votimit është e vlefshme.

Është e vlefshme fleta e votimit edhe nëse ti zgjedh vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë apo koalicionin. Pra edhe nëse ti zgjedh vetëm kandidatin dhe nuk do ti japësh votën partisë, kjo është e vlefshme. Numërohet si votë për kandidatin, por edhe si votë për partinë apo koalicionin të cilin i përket ky kandidat.

Nuk mund të zgjedhësh dy kandidat apo dy parti dhe dy koalicione”, tha Celibashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN