Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi u shpreh optimist se rezultati i votimit për subjektet zgjedhore mund të dalë brenda 48 orëve nga nisja e numërimit të fletëve të votimit.
“Besoj se po, ka disa probleme të raportuara në disa KZAZ mbi mënyrën si anëtarët e grupeve të numërimit po zhvillonë procesin, janë sporadike por duhet të kenë vëmendjen e lidershipit përkatëse”, u shpreh ai.
Celibashi tërhoqi vëmendjen e partive politike që kanë komisionerët e tyre në qendrat e numërimit, që të kenë gati grupet rezervë në rastet kur komisionerët lodhen dhe duan të bëjnë pushim.
“Rastet kur numërusi thotë u lodha do bëj pushim, oartitë duhet të ketë marrë masat që të ketë gati numëruesit e tjerë në rast. Por historitë dhe skenat me komisionerë të lodhur unë them se duhet të marrë fund”.