Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas ndjesës publike dhe pendesës së kandidatit të Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu lidhur me një deklarate shokuese që kishte bërë gjatë mbylljes së fushatës elektorale.
Në një postim në Twitter, Yuri Kim thekson se dhuna në Elbasan “nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet”.
Sipas diplomates, “ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mesin e mbështetësve”, teksa thekson se kjo ngjarje duhet të bëjë “që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta çojnë këtë Shqipëri larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë”.
POSTIMI I PLOTE I YURI KIM
Mirë të shohësh ndjesën e qartë nga Dibra. Dhuna e shkaktuar në Elbasan këtë javë nuk mund të justifikohet, nuk duhet të përsëritet.
Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë anën e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët, i përkasin të kaluarës, një e kaluar e shëmtuar që të gjithë ne duhet ta refuzojmë.
Ky incident nuk duhet të përdoret për të sulmuar me egërsi njërën palë ose tjetrën, për të nxitur emocione në mesin e mbështetësve.
Përkundrazi, kjo duhet të bëjë që të gjithë udhëheqësit të reflektojnë se si ata mund ta çojnë këtë Shqipëri larg nga e kaluara dhe drejt një të ardhme më të mirë.