18.04.2021 - 11:13
Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike ne Shelqet të bashkisë Vau i Dejës.
Ariston Drini në pronësi të të cilit është mjeti tip fuoristradë Ford ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 te mëngjesin të sotëm.
Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marre dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave te hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.