MENU
klinika

La Liga, Java 32

Dopieta e Messit arrin CR7, Barça fiton me “manita”

22.04.2021 - 22:56

Pas dygolëshit në finalen e Kupës së Mbretit, Lionel Messi shënon dopietë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat. Barcelona fitoi 5-2 ndaj Getafe-s, duke qëndruar momentalisht në vendin e tretë, por ka një ndeshje më pak.

Barcelona mori avantazhin në “Camp Nou” pas vetëm 8 minutave lojë. Autor i golit të katalanasve ka qenë i zakonshmi Leo Messi. Argjentinasi ka marrë një pasim perfekt nga Busquets dhe i vetëm përballë portierin ka shënuar. Gjithsesi, avantazhi ka zgjatur vetëm 4 minuta, pasi Getafe ka barazuar pas një autogoli të Lenglet.

Ekipi vendas rimori avantazhin 2-1 në minutën e 28’. Një gafë e pabesueshme e mbrojtjes së vendasve i ka dhuruar golin katalanasve. Mbrojtësi Chakla nuk është kuptuar me portierin e tij dhe ka kthyer një top prapa duke e çuar në rrjetë në mënyrë të pabesueshme.

Në 33’ është sërish Messi që shënon, i 25-i gol në La Liga këtë sezon, teksa arrin Ronaldon në Serie A. Të dy ndodhen në vendin e dytë në Europë, që ndjekin Leëandoëskin me 35 gola. Në kampionatin spanjoll Messi duket i paarritshëm.

Në 69’ ka penallti për miqtë dhe Unal ngushton diferencat në 3-2. Në pamje të parë ndeshja duket e hapur, por miqtë pak bënë për të marrë një pikë. Barcelona realizoi në 87’ me Araujo, me asist të Messit, ndërsa Griezmann në 93’ vulosi në 5-2 me 11-metërsh. Messi altruist, nuk e gjuajti vetë penalltinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN