MENU
klinika

La Liga, Java 32

Dopietë dhe asist i Benzema, Real merr kreun

21.04.2021 - 22:55

Një autokritikë e menjëhershme e Real Madrid dhe direkt në krye të La Liga-s. Los Blancos fituan 0-3 në transfertë ndaj Cadiz dhe tashmë kapin Atletico Madrid në majë me 70 pikë secili, por të besuarit e Simeones kanë një ndeshje më pak.

Real Madrid e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave, ku shkëlqeu Benzema. Fillimisht ai i dha avantazhin madrilenëve. Francezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0-1. Pas tij shënoi Odriozola me kokë, i asistuar po nga Benzema. Goli i tretë mbajti firmën e sulmuesit francez përsëri, që shënoi me kokë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë. Real Madrid më shumë menaxhoi avantazhin e pjesës së parë se sa u përpoq të shënonte gola të tjerë. Të shtunën Real do të luajë ndaj Betis, ndërsa të martën ndeshjen e parë ndaj Chelsea-s në Champions League.