MENU
klinika

Vendimi i Komitetit Teknik/ Rikthehen në shkollë një grup nxënësish

Dy shtetet për të cilat do të zbatohet karantinë për të ardhurit në Shqipëri

19.04.2021 - 13:15

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli bërin sot me dije vendimin e Komitetit Teknik për të zbatuar qëndrim në karantinë dy javore për personat që vijnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Po ashtu Rakacolli bëri me dije se kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 3 maj.

Po ashtu ajo deklaroi se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme mund të rinisin mësimet në klasa.

“Situata paraqitet ndjeshëm drejt përmirësimit, që është rezultat i masave të propozuara në kohën e duhur, dhe një bashkëpunim më i mirë i vërejtur nga qytetarët. Ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Në rajon situata paraqitet ndryshe. Ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.

Mosrespektimi sa duhet nga disa subjekte politike mund të jetë faktor. Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e tjera. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur parasysh edhe situatën lokale, ku vendin e parë e zë Gjirokastra, mendojmë që:

Nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri në datën 3 maj.

Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta në shkollën e mesme, që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë.

Të nderuar shifrat në përmirësim tregojnë se drita në fund të tunelin po zmadhohet, por mos harroni se kemi rrugë për të bërë. Subjektet politike të tregojnë përgjegjshmëri, dhe qytetarët të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet masat e propozuara nga ne”, tha Rakacolli.