MENU
klinika

Takimi me vajzat dhe gratë e Tiranës

Edi Rama: Mediat që i bëjnë botoks sondazheve të Lulit, thonë se dhe unë kam bërë

16.04.2021 - 11:15

Edi Rama ka thënë mesditën e sotme gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Tiranës, se mediat “që i bëjnë botoks sondazheve të Lulit”, kanë nxjerr të lajm të fundit se kryeministri ka bërë botoks duek qenë se shfaqet i qeshur ditët e fundit.

“Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks. Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudhave imazhit të Shqipërisë për t’ja zhgarravitur fytyrën këtij vendi, faqen dhe për tua ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre. Unë botoks?! E pse kam bërë? Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime është dukur si lëkura e Fevziut me shkëlqim”, tha Rama.

Më pas, kryeministri tregoi se përse është i qeshur këto ditë.

“Ka një arsye pse unë jam pak më qeshur seç isha, sa nuk jam më aq i ngrysur. Lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time, nuk është botoksi, por dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipëri”, shtoi ai.