MENU
klinika

“Do vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës”

Edi Rama zbulon mesazhin e Albin Kurtit: Dëshironte që ne të…

01.04.2021 - 11:27

Duke folur nga Rrogozhina ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës, kryeministri Edi Rama tha se homologu kosovar Albin Kurti i kishte dërguar një mesazh që ta ndihmonte me vaksinimin e mësuesve në Kosovë.

Sjellim në vëmendje që Kosova ka marrë dozat e para të vaksinës anti-Covid dhe ka nisur vaksinimin për “bluzat e bardha”.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falënderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Me dëngla? Duke fjetur gjumë? Ndërkohe që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën e atje,” tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagon ministria e Shëndetësisë

Kosova dërgon 60 mjekë për vaksinim në Shqipëri

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë”

Borrell: Po investojmë! Dy prioritetet e BE-së në këto vende