MENU
klinika

Takim me qytetarët në Fushë-Krujë

Ekonomi: PS, forca e duhur për të përfunduar projektet e nisura

10.04.2021 - 10:13

“Vetëm Partia Socialiste është e aftë të vazhdojë dhe të përmbylë me sukses projektet madhore që do të ndryshojnë Durrësin, Krujën dhe gjithë vendin”.

Kështu është shprehur kryesuesja e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit Milva Ekonomi gjatë një takimi elektoral me banorë të  njësisë administrative Magaze të Fushë-Krujës. Sipas saj, Partia Socialiste është një forcë politike që ka treguar këmbëngulje e vendosmëri për të përfunduar projektet e nisura, ndaj vota për PS është zgjedhja e duhur më 25 prill.

Ajo ka komentuar edhe bllokimin e punës nga ana e kontrollorëve në aeroportin e Rinasit duke thënë se: “me atë veprim u tentua të bllokohej sjellja e vaksinave në vend, pasi qeveria po zbaton me sukses vaksinimin masiv të popullatës. Vaksinimi i duhet të gjithë shqiptarëve dhe ne jemi  të vendosur që të shkojmë përpara. E kemi të qartë idenë se cfarë duhet të bëjmë vetëm se duhet durimi që projektet që kemi marrë përsipër të bëhen të zbatueshme, të realizohen dhe për këtë gjë duhet pak durim”.

Sipas Ekonomit, nën drejtimin e qeverisjes socialiste në këto 8 vite, vendi ka pësuar transformime dhe kjo shihet jo vetëm në Krujë e Fushë-Krujë, por shihet në gjithë vendin.

“Kur duam të ndërtojmë dicka të bukur e bëjmë realitet dhe ju keni parë transformimet e gjithë Shqipërisë, jo vetëm të Krujës dhe Fushë Krujës”-shtoi ajo. Në lidhje me pritshmëritë e Partisë Socialiste për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Ekonomi tha se synohet marrja e më shumë se 8 mandateve. “Ne kemi durimin që gjërat që kemi marrë përsipër ti jetëzojmë. Duhet të themi se me listën e kandidatëve për deputetë të Durrësit ne kemi besojmë që të shkojmë më shumë se numri 8 dhe për këtë na duhet besimi juaj, na duhet besimi i të gjithëve”, tha Ekonomi.

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur

SHÇBA ndalon oficerin e policisë në Lezhë

Ishte renditur i 11-ti në listën e PD-së

Jep dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj

Ankohen banorët: Situata është e tillë prej…

Rrezikon bllokimin rruga Lezhë-Vau i Dejës

“Rinumërim të votave në disa qarqe”

Ivi Kaso: Zonat më problematike në zgjedhjet e 25 prillit