MENU
klinika

Ofron mbështetjen e Turqisë...

Erdogan kërkron të ndalen tensionet në Ukrainë

11.04.2021 - 08:34

Presidenti turk thotë se tensionet midis Kievit dhe Moskës rreth konfliktit në Donbas duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje që zhvillimet “shqetësuese” në rajonin e Ukrainës lindore Donbas të marrin fund pasi u takua me homologun e tij ukrainas në Stamboll, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të ofronte çdo mbështetje të nevojshme.

Erdogan dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan bisedime në Stamboll të Shtunën mes tensioneve midis Kievit dhe Moskës mbi konfliktin e gjatë në Donbas.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Zelenskyy, Erdogan tha se ai shpresonte që konflikti do të zgjidhej në mënyrë paqësore, përmes dialogut bazuar në zakonet diplomatike, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Qëllimi ynë kryesor është që Deti i Zi të vazhdojë të jetë një det i paqes, qetësisë dhe bashkëpunimit,” tha Erdogan.

Zelenskyy tha se pikëpamjet e Kievit dhe Ankarasë përkuan në lidhje me kërcënimet në rajon dhe si dhe përgjigjet ndaj atyre kërcënimeve.

Erdogan theksoi se bashkëpunimi i Turqisë me Ukrainën në industrinë e mbrojtjes, i cili ishte pika kryesore në axhendën e takimit, nuk ishte një veprim kundër ndonjë vendi të tretë.
Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli, tha se Ukraina po blinte dronë ushtarakë të Turqisë.

Ajo gjithashtu tha se “dronët e gjeneratës së re do të pajisen me motorët ukrainas”.

Tensionet rajonale

Vizita e Zelenskyy në Turqi vjen mes tensioneve të rinovuara në Ukrainën lindore, ku forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar që nga viti 2014.
Në një vizitë në trupat atje këtë javë, Zelenskyy tha se shkeljet e një armëpushimi të korrikut ishin në rritje.

Autoritetet separatiste gjithashtu kanë akuzuar forcat ukrainase për shkelje të armëpushimit.
Rusia ka forcuar trupat e saj përgjatë kufirit dhe ka paralajmëruar Ukrainën kundër përpjekjeve për të rimarrë kontrollin e territorit të kontrolluar nga separatistët.

Kjevi refuzon se po përgatitet për një ofensivë.

Struktura ushtarake ruse ka ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.


Presidentët turq dhe rusë folën në telefon të Premten. Ndër çështjet e diskutuara ishte Ukraina.

Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin shprehu shqetësimin se Ukraina “kohët e fundit rifilloi provokimet e rrezikshme në vijën e kontaktit”.

Turqia është një anëtare e NATO-s. Por Erdogan dhe Putin kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë personale, duke nënshkruar marrëveshje të energjisë dhe tregtisë.
Ata gjithashtu kanë negociuar për palët kundërshtare në konflikte, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Nago-Karabakun.

Zyra e Erdogan gjithashtu tha se ai do të diskutojë me Zelenskyy për kushtet e jetesës së tatarëve të Krimesë, të cilët kanë lidhje etnike me turqit.

Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë në 2014.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Al Jazeera/ F.H Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!