Një “gafë” në takimin e zhvilluar mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën xhiron e rrjetit.
Në videon e cila tashmë po qarkullon kudo, pasi presidenti turk ka mirëpritur dy liderët evropian dhe pasi shkëmbyen disa fjalë, në momentin që secili prej tyre do të ulej në një ndër karriget të ndodhura aty, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyn, mbeti në këmbë, duke shkaktuar një moment tepër të sikletshëm.
Megjithatë, kryekomisionerja e gjeti menjëherë zgjidhjen, duke u ulur në një divan përballë Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.
E gjithë kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur për shkak të organizimit jo të mirëmenduar.