MENU
klinika

Nga fillimi i sezonit deri tani

Futbollistët e Serie A që u zhvlerësuan më shumë

07.04.2021 - 12:00

Një ditë më parë Konica.al tregoi rritjen më të madhe të vlerave të futbollistëve në Serie A që nga fillimi i këtij sezoni deri më tani. Ndërsa sot, duke u bazuar te portali i specializuar Transfermarkt, po rendisim lojtarët që kanë pësuar më shumë rënie.

Në vendin e parë është Javier Pastore i Romës që humbet 75% të vlerës së kartonit. Tashmë mesfushori argjentinas vlen vetëm 2 milionë euro. Pastaj vjen Jose Callejon e Fiorentinës. Kalimi nga Napoli në Fierenze duket se ka ndikuar shumë për sulmuesin spanjoll, që humbi 74% të vlerës së kartonit dhe tashmë vlen vetëm 2.5 milionë euro.

Pastaj vijnë dy futbollistë të Cagliarit, Asamoah dhe Godin, që humbën në treg 69% të vlerës së tyre. I pari vlen 2 milionë, ndërsa i dyti 2.5 milionë euro. Në vendin e pestë Ghoulam me një rënie prej 68% dhe tani futbollisti i Napolit vlen 3 milionë euro.

Në top 10, Cagliari ka numrin më të madh të futbollistëve të cilët kanë pësuar ulje të vlerës së tyre në treg, teksa ndodhet edhe Nainggolan, vlera e të cilit u ul me 63% dhe nga 9.5 milionë euro që vlente në fillim të sezonit, tani kartoni i tij është 6 milionë euro. Mes futbollistëve të tjerë që pësuan ulje janë edhe Aleksandar Kolarov i Interit, Nikola Kalinic i Veronës dhe Mateo Musacchio i Lazios.

RENDITJA

10.IAGO FALQUE (Benevento): 62% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2.5 milionë euro)

9.ALEKSANDAR KOLAROV (Inter): 62% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2.5 milionë euro)

8.RADJA NAINGGOLAN (Cagliari): 63% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 6 milionë euro)

7.NIKOLA KALINIC (Verona): 63% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2.5 milionë euro)

6.MATEO MUSACCHIO (Lazio): 67% rënie në vlerën e tregut (vlera aktuale 3 milionë euro)

5.FAOUZI GHOULAM (Napoli): 68% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 3 milionë euro)

4.DIEGO GODIN (Cagliari): 69% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2.5 milionë euro)

3.KWADWO ASAMOAH (Cagliari): 69% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2 milionë euro)

2.JOSÉ CALLEJON (Fiorentina): 74% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2.5 milionë euro)

1.JAVIER PASTORE (Romë): 75% ulje e vlerës së tregut (vlera aktuale 2 milionë euro)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës