MENU
klinika

Vlerat e kuqezinjve

Gjimshiti rritet si me “ashensor”, Kumbulla më i vlefshmi

07.04.2021 - 10:01

Në fillim të muajit prill “Transfermarkt” azhornoi vlerat e lojtarëve. Një pjesë e mirë kanë pasur rritje, disa nuk u ka ndryshuar vlera e kartonit, të tjerë rënie. Nga radhët e Kombëtares shqiptare 10 lojtarë patën rritje, ku nga fillimi i sezonit deri më tani Berat Gjimshiti vlera e kartonit të tij është ngjitur si me ashensor.

Në shtator mbrojtësi shqiptar i Atalantës vlente 4 milionë euro, por forma stabël, si me ekipin bergamask, si dhe me Kombëtaren, bën që ai tani të vlejë 22 milionë euro. Plot 18 milionë rritje për Gjimshitin, ku rol të rëndësishëm patën edhe paraqitjet e mira në Champions League.

Marash Kumbulla, edhe pse është dëmtuar dy herë, ka pasur rritje, pavarësisht se duket e vogël. Mbrojtësi i Romës ka pësuar një rritje të kartonit me 2 milionë euro, duke mbërritur në vlerën prej 27 milionë eurove. I treti në listën e lojtarëve më të shtrenjtë shqiptarë është portieri Thomas Strakosha, një thesar në bilancet e Lazios, që vlen 18 milionë euro.

Gjithsesi, gardiani kuqezi ka rënie të vlerës së kartonit, teksa më parë ishte 22 milionë euro. Mosaktivizimi këtë sezon ka ndikur ashumë. Rritje ka pësuar edhe Nedim Bajrami me 2.3 milionë euro. Tani kartoni i tij vlen 5 milionë dhe shumë skuadra po e ndjekin tek Empoli. Futbollistët e tjerë kuqezinj që patën rritje janë Broja, Uzuni, Doka, Cikalleshi, Selmani, Kallaku dhe Mitaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN