MENU
klinika

3 nga City në "top 10"

Futbollistët më të paguar në Premier League

09.04.2021 - 16:19

Paraqitjet e mira në sezonet e fundit kanë detyruar drejtuesit e Manchester City që të shpërblejnë yllin e skuadrës, Kevin de Bruyne. Mesfushori belg ka rinovuar deri  në vitin 2025 me skuadrën nga Manchester.

Ai bëhet edhe futbollisti më i paguar në Premier League angleze. Sipas mediave britanike, me kontratën e re, mesfushori do të përfitojë 443 mijë paund në javë, nga 300 mijë që fitonte më parë. Tashmë De Bruyne bëhet lojtari më i paguar i klubit dhe kampionatit, duke lënë pas emra të rëndësishëm që aktivizohen në Britani.

Pas tij pozicionohet portieri David de Gea i Manchester United, i cili fiton 11 mijë paund më pak në javë se belgu i Cityt. Podi plotësohet nga gabonezi Pierr Erick Aubameyang me 403 mijë paund në javë. Gareth Bale përfiton 374 mijë paund në javë nga kontrata me Tottenham.

Uellsiani është i vetmi që përfaqëson londinezët në këtë klasifikim interesant, me “top 10” që plotësohet nga emra si Kai Havertz e Timo Ëerner të Chelsea, Raheem Sterling e Sergio Aguero të Manchester City, dhe Pogba e Martial të Manchester United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekordi mund të thyhet nga Hansi Flick

Trajnerët që fituan më shumë në 50 ndeshjet e para