MENU
klinika

“Si letër bixhozi”

Gjekmarkaj reagon për fletën e votimit: Rama po tenton të…

04.04.2021 - 20:20

Kandidati për deputet i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor vendosi përfundimisht që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra kandidatësh.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se fleta duket si një letër bixhozi, ndërsa shprehet se Rama po përpiqet të bëjë lëmsh procesin elektoral.

Teksa thotë se Rama po përpiqet që me çdo formë të sjellë vota për Rilindjen, Gjekmarkaj shkruan se “Opozita dhe Populli i saj tashmë shumicë janë në këmbë, janë roje , nuk ka presion që i ndal, nuk ka dhunë që i mposht”.

Reagimi i Agron Gjekmarkajt

Asnjë hap pas !

Doli edhe fleta më e perçudshme e votimeve që ka njohur historia !

Duket si leter bixhozi !

Edi Rama po tenton ta bëjë lëmsh proçesin elektoral! Por asgjë nuk e shpëton ! Opozita do ti rrijë atij dhëmb për dhemb e sy për sy në çdo qytet dhe fshat, në çdo lagje e qender votimi !

Policet e tij diten vënë postoblloqe për të kontrolluar makinat e kandidatëve të Opozites, natën heqin çdo postobllok për makinat e OSHE-së për të hyrë nëpër fshatra dhe darovitur !

Me “shpërblime” për “termetin”, me “legalizime”, me lista “angazhimi” për administraten që do të sjelle vota per Rilindjen, Edi Rama po kalon ditët e agonisë!

Opozita dhe Populli i saj tashmë shumicë janë në këmbë, janë roje , nuk ka presion që i ndal, nuk ka dhunë që i mposht !

Ndryshimi do të mbrohet si kurrë më parë me çdo çmim që i paguhet lirisë dhe demokracisë! Do ta mposhtim Edi Ramen dhe banden e tij ! Ata kanë shumë për të patur frikë , ata humbasin shumë nga përballja, ne asgjë, ne vetem fitojmë vendin tonë dhe heqim zgjedhen korruptive të tjetërsimit të votes !

Asnjë hap pas në fushatë, asnjë hap pas nga komisioneret dhe vëzhguesit tanë!

Asnjë hap pas pa e shporrur diktatorin senil dhe haremin e tij të një mijë e një poshtërsive! Ky nuk të lë në paqe as diten e Pashkëve, mjafton të shikosh fleten e votimit për të kuptuar deri ku i shkon perversiteti i shpreses manipuluese!

Asnjë hap pas Edi Rama, para teje dhe cubave të tu Edi Rama!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama i frikësuar nga humbja në zgjedhje”

Gjekmarkaj: Basha po bën fushatë moderne, por ka vështirësi në…