MENU
klinika

Situata në kampin bavarez

Hansi Flick largohet nga Bayern Munchen?

08.04.2021 - 11:34

Ka mjaftuar vetëm 1 humbje në Champions League dhe Hansi Flick mund t’i japë lamtumirën Bayern Munchen pas vetëm një vit e gjysmë më drejtimin e skuadrës kampione. Sipas “Bild”, tekniku ka vendosur që në fund të këtij edicioni të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2023, qëndrimi te Bayern nuk është më aq i sigurt. Një nga arsyet është largimi i Karl Hainz Rumenige nga posti i shefit ekzekutiv, duke i hapur rrugë një brezi të ri drejtuesish me në krye Oliver Kahn.

Trajneri aktual është i lidhur ngushtë me drejtuesit që i besuan atij detyrën në krye të Bayern dhe nuk duket i bindur nga projekti i ri në klub. Situatën e kanë përkeqësuar mosmarrëveshjet me drejtorin teknik Hasan Salihamixhiç. Kjo për çështjet rreth planifikimit dhe transferimeve të disa futbollistëves ku nuk është marrë mendimi i Flick.

Për teknikun bavarez, opsioni më i mundshëm mbetet drejtimi i kombëtares gjermane, nga e cila do të largohet Joachim Loë në fund të Europianit. Flick ka qenë asistenti i Loë për 8 vite, duke u larguar nga përfaqësuesja pas fitores së Botërorit 2014.

Gazeta gjermane “Bild” shkon më tej, teksa as fitimi sërish i Champions League nuk ta mbante Flick te Bayern Munchen, teksa me titullin kampion thuajse sërish në xhep, trajneri nuk do të kishte më çfarë të fitonte, duke kërkuar një aventurë të re krejt ndryshe në moshën 56 vjeçare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN