MENU
klinika

ka një mesazh për të gjithë

Hueyda El Saied i vjen “në majë të hundës” me komentet për…

25.04.2021 - 06:46

Para 2 muajsh Hueyda El Saied mori një vendim drastik, duke ju thënë “mirupafshim” përgjithmonë kaçurrelave të saj. Megjithëse kaçurrelat ishin një tipar identifikues i saji dhe ishim mësuar ta shihnim gjithmonë thuajse me të njëjtin look, kjo nuk e pengoi Hueyda-n që të hiqte dorë prej tyre. Balerina i befasoi të gjithë teksa publikoi foto me modelin e ri të flokëve, që fillimisht u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Mirëpo pasi ka kaluar kaq kohë, fansat e Hueyda-s janë kujtuar sërish për kaçurrelat dhe i kërkojnë vazhdimisht që t’i rrisë sërish flokët. Këto koemnte dhe mesazhe të vazhdueshme siç duket asaj i kanë ardhur “në majë të hundës”, ndaj Hueyda ju ka dërguar të gjithëve një mesazh. Ajo shprehet se nëse do të ndryshonte diçka tek vetja me një hkop magjik, nuk do ja niste kurrsesi nga flokët. Kështu që doni s’doni duhet të mësoheni me modelin e ri të flokëve të Hueyda-s, sepse në fund të fundit ne nuk jemi askush të themi se çfarë duket bukur tek një person, për sa kohë ky është një vendim shumë personal.

“Ju lutem mjaft më shkruajtët rritri flokët, i kishe më të bukura të gjata, na mungojnë kaçrrelat e tua etj etj. Unë nuk dua nga ju vetëm komplimenta, kam nevojë për këshillat tuaja. Por duhet të kuptoni një gjë. Aktaulisht me këto flokë të shkurtra unë ndihem shumë mirë. Nëse do të kisha një shkop magjik dhe do të kisha mundësinë të ndryshoja jetën time apo pamjen time fizike, duhet të jeni të sigurt nuk do të filloja nga flokët. Zgjedhjet tona na përkasin, ndonjëherë bëjmë të duhurat,ndonjëherë jo! Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të mendoj se për ju unë jam thjesht një top leshi kaçurrel”, shprehet Hueyda në një video të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN