MENU
klinika

Shekulli XVIII

Ikona e rrallë nga Kostandin Shpataraku…

29.04.2021 - 13:04

          “Himni Akathist” është një punim i rrallë, ku ikonografi Konstandin Shpataraku shfaqet si një miniaturist i madh, me një talent të jashtëzakonshëm.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bën të ditur se, Shpataraku e pikturoi këtë ikonë, për të zbukuruar ikonostasin e kishës së Virgjëreshës Mari në Manastirin e Ardenicës në Lushnjë.

Ikona është pikturuar në shekullin XVIII dhe i dedikohet një himni kushtuar Virgjëreshës Mari, pra nënës së Zotit, si e përzgjedhura e tij për të mbartur Shpëtimtarin e botës.

Në qendër, lart paraqitet një skenë e kurorëzimit të Virgjëreshës, e cila, pasohet 24 skena nga jeta e Shën Marisë, të pikturuara në kuadrate të rregullta ku mbizotëron një ngjyrë blu e thellë, që bën që të kontrastojnë bukur tonet e arta dhe të ngrohtat. Këto fillojnë me skenën e dhënies së lajmit dhe përfundojnë me ngjitjen e Virgjëreshës në Qiell.

Figurat janë vizatuar me saktësi dhe elegancë. Çdo detaj është pikturuar me kujdes të jashtëzakonshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kisha e Shënkollit restaurohet

Shkruar me afresket e Onufrit dhe Shpatarakut

Afresket nga Shpataraku

Kisha e Shën Marenës dokumentohet