MENU
klinika

Vuçiç merr vaksinën kineze

Inkurajon serbët të mos ngurrojnë të imunizohen

07.04.2021 - 07:43

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u vaksinua dhe zgjidhi të bënte vaksinën kineze Sinopharm, në një përpjekje të qartë për të inkurajuar serbët të mos ngurrojnë të imunizohen.

“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, ka shkruar kreu i shtetit serb në llogarinë e tij në Instagram. Vuçiç përcolli falenderime për punonjësit shëndetësore vendas, por edhe për vëllëzerit kinezë, siç tha ai.

Serbia arriti ta niste shpejt procesin e vaksinimit, e kjo falë vaksinave të siguruara në doza të mëdha nga Kina e Rusia, ndërsa ka arritur të marrë doza edhe nga Pfizer e AstraZeneca, por edhe këtu nuk kanë munguar personat që ngurrojnë të vaksinohen.

Deri tani, llogaritet që të kenë marrë dozën e parë të vaksinës të paktën 1.5 milionë serbë. Beogradi u ofrua të dhuronte madje vaksina për fqinjët, duke dërguar doza në Bosnje e Maqedoninë Veriore, ndërsa një muaj më parë u la e hapur mundësia që në Serbi të vaksinohen edhe shtetas të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Vaksina anti-COVID në Serbi brenda 2-3 ditësh’

Vuçiç: BE nuk mund ta ndalojë, presim edhe vaksinën kineze


Mediat: Dyshohet se viktimat janë nga Shqipëria

Aksident i rëndë me tre të vdekur në Gjakovë

"Ne bashkuam pushkët dhe..."

Haradinaj kujton masakrën në Poklek

77 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe u dogjën

Sot 22 vite nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

ish-shefi i shërbimit jugosllav

Jovica Stanisic, njeriu kyç i CIA-s në Serbi