MENU
klinika

Risia

Instagram vë në përdorim filtrin kundër mesazheve fyese

25.04.2021 - 07:03

Instagram po investon në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale për t’i larguar përdoruesit, veçanërisht ata më të rinj, nga mesazhet fyese që vijnë shpesh me mesazhe të drejtpërdrejta (DM).

Platforma ka vënë në përdorim një fuksion të ri që, pasi të aktivizohet automatikisht, do të filtrojë kërkesat që përmbajnë fjalë, fjali dhe emoji fyese.

Mjeti i ri do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me filtrin e komenteve të prezantuar mbi katër vjet më parë, që mundëson zgjedhjen se cilat fjalë ose fjali duhet të fshihen automatikisht nën secilin postim.

Instagram specifikon se filtri i komenteve do të zhvillohet lokalisht në pajisje, d.m.th. asnjë përmbajtje nuk do të dërgohet në serverat e rrjetit social.

Filtri i ri mund të aktivizohet ose çaktivizohet sipas gjykimit të përdoruesit nga një seksion i Cilësimeve të quajtura Fjalë të Fshehura.

Përveç filtrit DM, përdoruesit mund të vendosin të bllokojnë një llogari paraprakisht, madje edhe ato të reja, që një person ose një ngacmues i identifikuar tashmë mund të krijojë.

Përveç kësaj, Instagram gjithashtu do të bllokojë fjalët fyese që shkruhen gabimisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

SpaceX nisi misionin e tretë për NASA-n