MENU
klinika

Pranë Scudetto-s 11

Inter rekordesh, pikët që i duhen për titullin

08.04.2021 - 14:41

“As në ëndërr nuk e kisha menduar që do të isha 12 pikë para Juventus”. Kjo ishte deklarata e Antonio Contes pas fitores së Inter ndaj Sassuolo-s. Matematika thotë se Interit i mungojnë 16 pikë në 9 ndeshjet e ardhshme për t’u siguruar Scudetto-n e 11-të në historinë e tij.

Një titull që do ta lejonte t’i jepte fund një hegjemonie, asaj të Juventusit, e cila zgjati për nëntë vjet. Kjo mund të përkthehet në pesë fitore dhe një barazim, që është një ecuri jo e vogël, por absolutisht brenda arritjes së djemve të Antonio Conte, të paktën sipas asaj që ata kanë arritur të bëjnë në muajt e fundit.

Që kur filloi faza e dytë, Inter ka arritur të bëjë vetëm një gjë: të fitojë. Dhjetë suksese në po aq ndeshje, askush nuk kishte arritur të rifillonte aq fort në gjysmën e turneut dhe të bashkonte një varg kaq triumfues rezultatesh në epokën e tri pikëve.

Një varg suksesesh që filluan më 30 janar në San Siro me 4-0 ndaj Benevento, kur renditja ende ishte për një Milan kryesues dhe më pas vazhdoi me sukseset kundër Fiorentina-s, me fitoren në derbi, i cili i dha vendin e parë, dhe ato në vijim me Genoa, Parma, Atalanta, Torino, Bologna dhe Sassuolo së fundmi.

Një udhëtim rekord që fillimisht bëri të mundur rikuperimin e hendekut, pastaj tejkalimin në krye të renditjes dhe më pas fillimin e sprintit që tani flet për njëmbëdhjetë pikë përpara Milanit të vendit të dytë dhe dymbëdhjetë pikë mbi kampionin italian Juventus.

Rruga që të çon te Scudetto është ende relativisht e gjatë, por nëse Interi e ndjek atë me këtë ritëm, mund të festojnë më herët atë titull që kanë ndjekur që nga viti 2010. Një titull që që mund të vijë edhe me rekorde të tjera, gola, fitore radhazi dhe pikë përfundmitare.