Të zgjedhësh se çfarë do të hash për drekë nuk është aq e thjeshtë. Doni diçka që mund ta mbani me vete në çantë pa u derdhur apo që pas disa orësh qëndrimi e mbyllur të të shijojë njësoj sikur sapo e ke gatuar.
Dhe në varësi të punës ku jeni, jo gjithmonë ju plotësohen kushtet për një frigorifer apo një mikrovalë. Por në rastet se nuk keni gatuani në shtëpi? Ky është stres me vete, pasi sanduiçet apo ushqimet e shpejta tashmë nuk janë më pjesë e dietës suaj ushqimore
1.Makarona me pomodorini ose tortelini me arra
Është si ushqim veror dhe mund ta shijosh në zyrën e punës pa problem
Për më tepër shijon edhe e ftohtë.
2.Noodles sipas dëshirës
Pse mos të eksperimentoni një drekë me ushqimin e preferuar të kinezve dhe japonezëve? Jo vetëm që do të jetë i bollshëm, por do t’ju hyjë në zemër!
3.Sallatë me salmon dhe qitro
Mund ta shoqëroni këtë sallatë me një pite (vendosni përbërësit brenda) ose pa të, por ju sigurojmë se do t’ju mbajë të ngopur.
4.Sallatë quinoa
Kjo sallatë është sa e shëndetshme dhe e shijshme me përbërësit: spinaq, mango, domate, asparag dhe lime.
5.Sallatë me fruta
E keni provuar ndonjëherë sallatën me luleshtrydhe? Nëse jo ka ardhur momenti.
6.Sushi
Sushi thonë që është art, por ato që e duan dinë që është një vakt shumë i mirë.