MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me kortizolin, çfarë të përdor?

19.04.2021 - 08:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje,jam 19 vjeç dhe kam probleme me kortzolin. Vlerat e kortizolit në mëngjes janë 698 kurse të darkës 568. Problemi është se po shtoj peshë pa arsye edhe gjendrën tiroide e kam mirë. Desha t’ju pyes a mund të përdor ndonjë supliment pasi që ka pasur kohë që jam kujdesur për ushqimet dhe jam marrë me aktivitet fizik dhe asgjë nuk ka funksionuar?

Mjeku: Në lidhje me kortizolin e lartë, faktikisht është shumë e rëndësishme kur është marrë kampioni i gjakut. Në përgjithsi paradite ora 6-8 e mëngjesit, kortizoli arrin vlerën më të lartë, por normalisht duhet të jetë jo më shumë se 20 microgram për decilitër.

Ju lutem më dërgoni fletën e plotë të analizës. Foto në mënyrë që të vlerësoj nivelin tuaj të kortizolit më nga afër.

Nëse gjendra e mbiveshkores është mirë, gjithashtu dhe tiroidja apo asnjë problem me gjendrat e hipofizës ne tru, atëherë rritja kaq e lartë e kortizolit me bën të mendoj se ju ndoshta keni marrë ndonjë terapi me kortizonike kohët e fundit.

Plus, për mua duhet të matet dhe niveli i kortizolit në urinë dhe pështymë për të përcaktuar dhe shkaqe të tjera, dhe të bëhen ekzaminime si ct-scan dhe MRI për të përjashtuar pathologjitë tumorale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë