MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kanceri i gjirit, si mund të ulni riskun tuaj

07.04.2021 - 10:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kanceri i gjirit, si mund të ulni riskun tuaj

Mjeku: Çfarë është kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një kanceri i gjirittumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal te gjirit. Pa mjekim keto qeliza përhapen ne pjeset fqinje e me pas ne te gjithe trupin.

Njihuni me faktorët risk…

Askush nuk e di shkakun e vërtetë te kancerit të gjirit, por dime se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dime se disa faktore duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Shumë nga gratë që kanë kancer gjiri nuk kanë faktorë risk të tjerë vetem se janë gra mbi moshe 50 vjeç.

Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë :

Mosha mbi 50 vjec
Pasja e një kanceri gjiri më parë
Histori familjare të kancerit të gjirit (vecanërisht me nënën, motrën ose vajzën) te diagnostikuara perpara menopauzes
Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2
Histori familjare me kancer të ovarit
Femrat që nuk kanë lindur fëmije ose lindjen e pare e kane bere ne moshe me te madhe se 30 vjec
Menstruacione në moshë shumë të herëshme, para 12 vjec
Menopauzë pas moshë 50 vjec
Perdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite
Densitet te shtuar te indeve te gjirit (e dukshme ne nje mamogram)
Nje histori e nje biopsie gjiri qe tregon nje numer te rritur te qelizave jonormale qe nuk jane kanceroze (hiperplazi atipike)
Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, vecanërisht para moshës 30 vjecare,p.sh. trajtimi i limfomave Hodgkin
Mbipesha dhe obezitet sidomos në menopauzë
Përdorimi i alkoolit
Duhanpirja
Marrja e kontraceptivëve nga goja e pa kontrolluar nga mjeku
Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore
Moskryerja e aktivitetit fizik
Por Kujdes ! Rreth 70% e Kancerit të gjirit ndodh tek gra të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.

Kush zhvillon kancer gjiri

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në cdo moshë, por shumica e rasteve gjëndet në gratë në moshë mbi 50 vjec.

Kanceri i gjirit mund të gjëndet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.

Zvogëloni rrezikun tuaj

Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancer gjiri, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re. Por ju mund të jeni të aftë të ndryshoni disa faktorë, si peshën tuaj apo se cfarë duhet të hani dhe pini.

Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme
Kryeni rregullisht aktivitet fizik
Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta
Konsumoni perime dhe fruta
Mos konsumoni shume alkool
Konsultohuni me mjekun për Kontraceptivët
Mos pini duhan dhe eleminoni duhanpirjen pasive
Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj
Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj
kanceri i gjirit

Pyetje që mund t’i bëni mjekut rreth kancerit të gjirit

Cilët janë për mua faktoret risk?
A jam më në risk se të tjerët nga historia ime familjare?
Çfare duhet te bej te ul riskun tim?
Çfarë ekzaminimesh mund të bëj?
Çfarë risku mund të kenë?
Çfarë do te ndodh nësë rezultatet e mia nuk janë normale?
Sa shpesh duhet të testohem?
Pyesni mjekun tuaj per ekzaminimet per gjirin qe ofrohen ne territorin ku ju banoni.

Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.

Por ka një shpresë se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.

Si mund të zbulohet kanceri i gjirit

Nëse ju jeni një nga këto gra që rrezikoni për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:

Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet
Vlerësim të riskut gjenetik
Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.
Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese

Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Keto ekzaminime per kancer gjiri mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur është shumë i trajtueshëm.

Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues ndonjëhere mund të diagnostikohet kancer kur nuk është, ose nuk diagnostikohet kur ka kancer.

Megjithate ekzaminimet depistuese shpëtojne me mijëra jetë.

Ekzaminimet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.

Mamografia

Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Pamjet e mamografise tregojne detaje dhe pamje te gjirit te marra nga kende te ndryshme.

Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike të cilat e shtypin gjirin për ta shtrire atë. Kjo mund të jetë dicka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta duke përdorur sa më pak rreze X.

Ekzaminimi klinik i gjirit

Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Ekzaminimet depistuese dhe kur duhet te behen
Nëse ju jeni: Ju duhet:
40-49 vjeç Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjekësor i trajnuar se paku çdo 2 vjet.Flisni me mjekun tuaj rreth rrezikut tuaj të kancerit te gjirit, përfitimet dhe rreziqet nga mamografia.
50-69 vjeç Ekzaminim klinik i gjinve nga personel mjekesor i trajnuar se paku cdo 2 vjet.Mamografi çdo1- 2 vjet
70 vjeç ose me shume Flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri
Shumë gra janë në jetë sot për arsye sepse ato kanë bërë depistime të rregullta për kancer gjiri.

Pyesni mjekun tuaj per ekzaminimet per gjirin qe ofrohen ne territorin ku ju banoni.

Ç’nënkupton dijenia për gjinjtë?

Një pjesë të rëndësishme të kujdesit për trupin tuaj

Të njohurit e gjinjve tuaj dhe mënyra se si ndryshojnë ata gjatë gjithë jetës suaj

Njihni gjinjtë tuaj

Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për gjinjtë e shëndetshëm fillojmë me njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme, se çfarë është normale tek gjinjtë tuaj ,kjo vetëm duke bërë një kontroll të rregullt të tyre. Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre vetëm dukë Parë dhe Ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre.

Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe përgjatë kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.

Gjinjtë duhe kontrolluar vazhdimisht dhe me metoda të vecanta.

Nuk ka mënyra të drejta apo të padrejta ose kohëra se kur duhet të bëhet kjo.

Kontrollo, Prek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave.

Bëhuni familjar me indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjinjtë tuaj dhe cfarë është normale për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni mënyrën që të mësoheni me gjinjtë e cila është mënyra më e rehatshme për ju.

Është normale për gjinjtë tuaj që ti ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Ndaj,të kuptuarit c`është nomale për ju, do t`ju ndihmojë ju të njihni dhe të dini cfarë ti raportoni mjekut.

Shumë kokrra që mund të prekni nuk janë kancer gjiri.

Ndaj, flisni dhe tregojini mjekut nëse vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:

Gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
Ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
Ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj si gropeza ose terheqje
Skuqje, enjtje në gjinjtë ,rreth tyre apo nën sqetull
Futje brenda të thumbit së gjirit
Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit
Kore ose luspa ne thithen e gjirit gjirit
Puçrra të imta në maje të gjirit apo rreth tij
Dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj,apo nën sqetull
Pritja për rezultatet e ekzaminimeve nuk është e lehtë. Nëse ju raportoni një ndryshim mjekut tuaj, ose mamograma që ju keni bërë tregon dicka që nuk është normale, ju do t`ju duhet të bëni disa ekzaminime të tjera për të parë nëse është kancer apo jo.

Të rëndësishme për gjinjtë tuaj:

Dijeni çfarë është normal për ju
Dijeni se çfarë ndryshime duhet të kërkoni dhe prekni
Shiko, Prek dhe Kontrollo
Shkoni te mjeku për çfarëdo ndryshimi pa vonesë
Bëni kontrollin e gjirit nëse jeni në moshën 50 vjeç e sipër

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.