MENU
klinika

Rose, ka vendosur shpejt e shpejt dy rekorde...

Kënga e re që theu rekordin “Guinness” të “Gangnam Style”

14.04.2021 - 09:16

Këngëtarja kryesore e grupit të vajzave koreane “BLACKPINK”, Rose, ka vendosur shpejt e shpejt dy rekorde “Guinness” me këngën e saj të fundit solo.

Rose debutoi si anëtare e grupit me katër pjesëtare në vitin 2016. Në muajin mars, ajo publikoi projektin e saj të parë solo “R”, pjesë e së cilit janë këngët “On the Ground” dhe “Gone”, raporton “W Magazine”.

“On the Ground”, kënga kryesore debutuese e këngëtares me origjinë nga Korea dhe e lindur në Zelandën e Re, u certifikua si videoja muzikore më e klikuar në “YouTube” në 24 orët e para të publikimit nga një artist solo K-pop, me 41.6 milionë shikime.

Këtë rekord e mbante më parë hiti i vitit 2012 nga Psy, “Gangnam Style”, me 36 milionë shikime.

Rose  po ashtu ishte artistja e parë që kryesoi në tabelën “Billboard Global” si këngëtare solo, ashtu edhe si grup.

Ajo arriti numrin një në “Global Billboard 200” dhe “Billboard Global Excl”. SHBA me “On the Ground” më 27 mars, pasi kryesoi vitin e kaluar në “Global Excl”. US me “Lovesick Girls” me grupin “BLACKPINK”.

Përveçse në “Billboard Global”, kënga e Rose e kënduar në gjuhën angleze ka arritur në top listat muzikore anembanë globit.

“On the Ground” arriti vendin e 70-të dhe atë të 43-tin në listën “Hot 100 të Billboard” dhe “Britain’s Official Singles”, si kënga më e mirë nga një soliste femër K-pop.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN