MENU
klinika

Nuk përjashtohen masat e reja anti-COVID

Kosnett takon ministrin Vitia, diskutojnë mbi pandeminë

01.04.2021 - 13:03

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka takuar sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës pandemike në vend, shkruan Gazeta Express.

Në këtë takim, ministri Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar për situatën rreth COVID-19 në Kosovë, për të cilën është vlerësuar se është shqetësuese dhe kërkohet respektim i masave në fuqi, pa e përjashtuar edhe plotësimin e këtyre masave me të tjera, duke u bazuar në ecurinë e situatës epidemiologjike në vend.

“Në takim është theksuar se pandemia ka përkeqësuar situatën, përveç në rrafshin shëndetësor edhe në atë ekonomik e social.

Arben Vitia dhe Ambasadori Kosnett kanë diskutuar edhe për fillimin e procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë dhe angazhimet e Qeverisë dhe MSh për sigurimin e dozave te tjera me qëllim që të arrihet një mbulueshmëri sa më e lartë e popullatës me vaksinim.

Lidhur me këtë, Vitia e ka vlerësuar si shumë të nevojshme ndihmën nga partnerët dhe është shprehur mirënjohës për SHBA-të të cilët janë një nga donatorët kryesorë të skemës globale të vaksinimit, COVAX si dhe kontributin e përhershëm për shëndetësinë në Kosovë”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori Kosnett ka theksuar se SHBA-të përmes programeve të tyre do të vazhdojnë të jenë partner të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e angazhimeve për përballimin e situatës me COVID-19 dhe sigurimin e një përgjigje adekuate ndaj kësaj situate, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 780 numri i të infektuarve

Kosova shënon 17 raste të reja me koronavirus

Numri i viktimave, të infektuar e të shëruar deri më sot

Bilanci i koronavirusit në Kosovë

Ndihma mjekësore kundër Covid-19

Pas Shqipërisë, Turqia ndihmon edhe Kosovën