MENU
klinika

Damian Gjiknuri në Selenicë

“Krenar për premtimet e mbajtura, projektet do të vijojnë”

17.04.2021 - 12:35

Ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte fshati Vllahinë në Bashkinë e Selenicës, ku shoqërohej nga deputeti Vullnet Sinaj.

Gjiknuri u kërkoi banorëve të votojnë Partinë Socialiste si të vetmin opsion që ju ofron zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së tyre.

“Provat u dhanë këtu në Labëri me rrugën e nisur. Nuk ka përfunduar, ndaj duam ta çojmë deri në fund këtë mision dhe duam një mandat burrëror. Jeni popull mirënjohës, jeni popull patriotik, jeni njerëz që gjithë Shqipëria e di historinë tuaj, le ti themi të gjithëve që ne jemi mirënjohës për punët e mira të bëra dhe të mbështesim me votë. Të vazhdojmë të gjithë këto punë të tjera të nisura ti çojmë deri në fund, prandaj  duhet votë masive.

Ne kemi një destinacion, Partinë Socialiste, Edi Ramën,  nr.12. Ai garanton zhvillimin sepse zhvillimi dhe mirëqënia do të vijë nga këto vepra, por këto vepra do të mbarojnë po të jemi ne në pushtet se po të vi krahu tjetër, kanë mbaruar punë me Vlorën ata.  Ne na flasin veprat, ata flasin me çfarë mund të bëjnë kur nuk kanë bërë asgjë. Ne themi kemi bërë këto dhe do të bëjmë më shumë”, theksoi Gjiknuri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zhvillimi i Vlorës i garantuar me votën për PS"

Damian Gjiknuri takim me banorët e Nartës