MENU
klinika

Lista paraprake sipas renditjes së partive

Kush janë 140 kandidatët për deputetë që do ulen në karriget e Kuvendit të ri!

27.04.2021 - 10:39

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po shënojnë një moment të veçantë në historinë e Shqipërisë për Partinë Socialiste dhe për kryetarin e saj, Edi Rama.

Kryeministri Rama është drejt konfirmimit zyrtar të mandatit të tretë qeverisës pa pasur asnjë parti tjetër në koalicion. Kur janë numëruar mbi 80% të kutive të votimit në të gjithë vendin, maxhoranca rezulton se ka fituar e vetme 73 mandate deputetësh. Nëse do të vijohet me këto kuota, atëherë Partia Socialiste do të mund të formojë e vetme qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Partia Socialiste, sipas rezultateve të deritanishme, qëndron në kuotat e zgjedhjeve të vitit 2017 kur PS mori për herë të parë e vetme pa asnjë koalicion.

Kryeministri Rama në 2017-ën kërkoi timonin i vetmi për të qeverisur Shqipërinë, ndërsa në këto zgjedhje kreu i PS-së kur ishim vetëm pak ditë nga zgjedhjet u shpreh se nëse shqiptarët nuk do t’i jepnin mundësinë me votë që të formonte i vetëm qeverinë, ai do të tërhiqej edhe nga PS-ja dhe do të largohej.

NNga ana tjetër, kemi një rritje të Partisë Demokratike. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike shkon pak më shumë mandate (60) se sa mori në zgjedhjet e 2013-ës kur PD humbi pushtetin. Por nëse e krahasojmë me rezultatet e 2017 kur PD mori vetëm 43 mandate vërejmë një rritje me 16 mandate. PD rikuperon rreth 4 mandate në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku që prodhon më shumë mandate, 36 të tilla.

Në zgjedhjet e parafundit Partia Demokratike mori 11 mandate në kryeqytet. Ndërsa Partia Socialiste mori 18 mandate në 2017- ën, po aq sa edhe duket se do të marrë në këto zgjedhje. Por ndryshe nga dy partitë kryesore në vend, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rënie të ndjeshme në rang kombëtar, por edhe duke nisur nga kryeqyteti i cili është qarku më i madh.

Në zgjedhjet e kaluara LSI mori 5 mandate në Tiranë, ndërsa sipas rezultateve të deritanishme, në Tiranë LSI merr vetëm dy deputetë. Surprizë në kryeqytet është edhe Partia Socialdemokrate, e cila rezulton se fiton një mandat.

QARQET E MËDHA

Qarku i Elbasani ka rezervuar gjithashtu surpriza në këto zgjedhje. Kemi një rritje të të dyja partive kryesore në Elbasan. Maxhoranca, sipas rezultateve të deritanishme, ka arritur të rikuperojë një mandat më tepër sesa fitoi në zgjedhjet e 2017-ës, duke shkuar nga 7 mandate në 8 mandate. Kujtojmë që në këtë qark Kryeministri Edi Rama vendosi në listën e PS-së sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla.

Këtë skemë kreu i PS e ka ndjekur në të gjitha qarqet ku drejtuesit politikë i vendosi në limitin e listës që ata i kishin thënë për objektivat. Rritje në qarkun e Elbasanit ka shënuar edhe Partia Demokratike thuajse me dyfishim në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Në 2017-ën PD fitoi vetëm 3 mandate në këtë qark, ndërsa aktualisht rezulton me 6 mandate. Ndërkohë, në këto zgjedhje deri më tani nuk fiton asnjë mandat, ndonëse në zgjedhjet e parafundit LSI fitoi 2 mandate.

Ndërkohë, në qarkun e Vlorës vërehet që mbrojtje e mandateve të zgjedhjeve të 2017-ës me 8 mandate, ndërkohë vërehet një rritje me një mandat në radhët e Partisë Demokratike. Pas mbylljes së numërimit të kutive në Vlorë, LSI ka mbetur pa mandat në këtë Qark.

QARKU TIRANË

PS-18 mandate

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi

PD-15
1. Lulzim Basha
2. Jorida Tabaku
3. Alfred Rushaj
4. Albana Vokshi
5. Sali Berisha
6. Agron Shehaj
7. Fatmir Mediu
8. Grida Duma
9. Shpetim Idrizi
10. Belind Kelliçi
11. Vangjel Dule
12. Mesila Doda
13. Dashamir Shehi
14. Flamur Noka
15. Orjola Pampuri
LSI-2
Monika Kryemadhi
Erisa Xhixho

QARKU DURRËS

PS-8 mandate
1. Milva Konomi
2. Alban Xhelili
3. Jurgis Çyrbja
4. Klodiana Spahiu
5. Ilir Ndraxhi
6. Rrahman Rrahja
7. Lefter Koka

LSI  1 mandat
1. Elona Guri

PD-6 mandate

1. Edi Paloka
2. Agron Duka
3. Merita Bakiu
4. Oerd Bylykbashi
5. Ferdinand Xhaferri
6. Andia Ulliri

QARKU ELBASAN

PS-8 mandate
1. Evis Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Bsiaj Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla

PD-6 mandate

1. Gazment Bardhi
2. Flutura Açka
3. Lefter Gostenja
4. Dashnir Sula
5. Eugen Isai
6. Zheni Gjergji

LSI-0

QARKU FIER

PS-9 mandate
1. Erion Braçe
2. Petro Koçi
3. Lindita Buxheli
4. Bashkim Fino
5. Baftiar Zeqo
6. Antoneta Dhima
7. Bujar Çela
8. Ismet Beqiraj
9. Tatjana Pirro

PD-6 mandate

1. Enkelejd Alibeaj
2. Eralda Tase Bano
3. Saimir Korreshi
4. Luan Baçi
5. Nusret Avdulla (PDIU)
6. Ilda Dhori

LSI-1 mandat
1. Monika Kryemadhi

QARKU GJIROKASTËR

PS-3 mandate
1. Mirela Kumbaro Furrxhi
2. Laert Duraj
3. Bledar Çuçi

PD-1 mandat
1. Tritan Shehu

LSI-0

QARKU SHKODËR

PS-3 mandate

1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci

PD-5 mandate
1. Helidon Bushati
2. Emilia Koliqi
3. Ramadan Likaj
4. Greta Badeli
5. Zef Hila

LSI-1 mandat
1. Agron Çela

PSD-2 mandat
1. Ledis Çeliku
2. Meri Markici

QARKU KUKËS

PS-1 mandat
1. Gerta Duraku

PD-2 mandate
1. Flamur Hoxha
2. Isuf Çela

QARKU LEZHË

PS-3 mandate

1. Lindita Nikolla
2. Eduart Nndreca
3. Shpresa Marrnoi

PD-4 mandate
1. Mark Marku
2. Agron Gjekmarkaj
3. Lindita Metaliaj
4. Kastriot Piroli

LSI-0

QARKU DIBËR

PS-2 mandate
1. Lavdim Krrashi
2. Aurora Marra

PD-3 mandate
1. Xhelal Mziu
2. Kreshnik Çollaku
3. Dhurata Çupi

QARKU BERAT

PS-4 mandate

1. Hatixhe Konomi
2. Bardhyl Kollçaku
3. Fadil Nasufi
4. Nasip Naço

PD-2 mandate
1. Tomor Alizoti
2. Kasem Mahmutaj

LSI- 0

QARKU KORÇË

PS-6 mandate

1. Eni Zaka
2. Ilirian Pendavinji
3. Blerina Gjylameti
4. Ilir Topi
5. Olta Xhaçka
6. Niko Peleshi

PD-5 mandate

1. Edmond Spaho
2. Sorina Koti
3. Ervin Salianji
4. Bledion Nallbati
5. Salaudin Jakupllari
LSI-0

QARKU VLORË

PS-8 mandate

1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama

PD-4 mandate
1. Bujar Leskaj
2. Ina Zhupa
3. Fatjon Veizaj
4. Arbër Agalliu
LSI-0

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga jugu në veri, PS siguron 8 qarqe! PD pëson rritje, ndërsa LSI…

Rezultati paraprak i zgjedhjeve! Shpërndarja e deputetëve në çdo qark!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin